Floriana Garo sulmon Mero Bazen, i përgjigjet gazetari: Bibë e Berishës, që nxjerr nga goja plehra

Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, ka sulmuar gazetarin Mero Baze pas një lajmi të botuar në gazetën TemA, se Berisha po paguan udhëtimin e emigrantëve që do marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Një fletushke e qeverise jep Fake Neës (lajmin e rremë) që Sali Berisha i paguan biletat emigrantëve në Gjermani të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Ky është një trillim banal i gazetarëve të keqpërdorur nga qeveria të llojit «çorapja» pasi Sali Berisha nuk paguan dhe nuk ka paguar biletat e askujt në asnjë vend të botës për të qenë prezent në Kuvend!”, shkruan Garo.
Asaj i është përgjigjur vetë Baze.
“Zakonisht fëmijët marrin huqet e babait.
Ky është i vetmi baba që ka marr huqet e djalit për të pas në krah biba.
Mendon se i zbukurojnë plehrat që nxjerr nga goja”, shkruan gazetari Baze.