Ferri është shperblimi që merr nga Djalli kur bëhesh shërbëtor i tij (rasti i Tahirit dhe Kokës)

Nga Endri Tafani
Fati i Lefter Kokës tregon shumë për karakterin dhe sjelljen e Ramës ndaj “bashkëpunëtorëve” të tij.
Lefteri bëri punën e tij shkëlqyer për Ramën. Lekët e bëra duke qenë në pushtet j përdori në fushatë. I dha fitore të thellë në Durrës jo vetëm duke fituar një mandat PS për vete por dhe duke i hequr LSI një tjetër. Plus dy deputetë vetëm në atë qark minimumi prej Lefter Kokës.
I përfolur për korrupsion ai kishte mbrojtje politike dhe imunitet deputeti. Por pasi mori mandatin hoqi dorë prej tij në mënyrë të pakuptueshme. E parë nga tashti vonë është e thjeshtë të kuptohet që ka marrë garanci nga dikush për ta bërë si veprim.
I vetmi person nga mund ta ketë marrë garancinë është Rama. E tani pasi u përdor dhe i dha fitoren në zgjedhje Ramës., kur është pa mandat deputeti dhe pa pushtet politik, përfundon në burg si limon i shtrydhur
Në këtë drejtim fati i Lefter Kokës i ngjan atij të Saimir Tahirit ish-beniaminit të Ramës në PS.
Kur ishte ministër i Brendshëm Shqipëria u kanabizua duke patur ai vetë barrën kryesore të fajit si Ministër.
Më pas lekët e drogës u përdoren për të fituar zgjedhjet. E pasi e përdori Tahirin për të fituar zgjedhjet duke e inkriminuar, me po aq lehtësi e lëshoi në dyert e Gjykatës si limon të shtrydhur.
Kjo është sjellja e Ramës me bashkëpunëtorët e tij. Një sjellje e frikshme dhe diabolike.
Deri tani Tahiri ka shpëtuar prej burgut dhe as nuk është arrestuar. Ai ka bërë shpesh insinuata që ka në dorë prova që mund të inkriminojne rëndë Ramën.
Do shikojmë tani nëse Lefteri ka patur zgjuarsinë e Tahirit për të ruajtur prova të tilla.
Gjithsesi të dy janë duke vuajtur pasojat e shërbimeve të kryera ndaj Ramës.
Siç thotë dhe një shprehje e famshme
” Ferri është shperblimi që merr nga Djalli kur bëhesh shërbëtor i tij.”