Fëmijët ilegalë të Putin dhe Zaho Rama (Vuçiç)

Nga Kastriot Myftaraj
Deri edhe mediat e mëdha amerikane dhe europiane, që mbahen si shumë serioze janë mbushur me lajme për fëmijët ilegalë të Presidentit rus Putin. Mediat shqiptare po se po. Bëhen krahasime të fotografive të fëmijëve të supozuar me ato të Putin. Ngjashmëria kryesore bazohet në faktin që fëmijët biondë i ngjajnë një babai biond.
Pastaj shkohet më tej dhe ngjashmëria kërkohet të provohet me tiparet e tjera, deri edhe në trajtën e syve, mollëzave etj. Këto media nuk shqetësohen aspak për dëmin që iu bëjnë këtyre fëmijëve.
Nuk shqetësohen as OJF-t për mbrojtjen e fëmijëve që në raste të tjera do të kishin bërë zhurmë të madhe. Nuk shqetësohen as platformat e mëdha globale të rrjeteve sociale me bazë në SHBA që në raste të tjera do t’ i kishin hequr këto lajme dhe meme.
Duke përdorur logjikën e mësipërme, si shpjegohet që në rastin e djalit të Edi Ramës të quajtur Zaho kemi një fëmijë biond të lindur nga dy prindër brunë dhe ky fëmijë i ngjan qartësisht Aleksandër Vuçiç?
Zaho ka madje edhe një problem të lindur me sytë krejt të ngjashëm me Vuçiç (miopia-shkurtpamësia) prandaj mban syze, gjë që nuk ndodh me dy prindërit zyrtarë Edi Ramën dhe gruan e tij, madje edhe tani që janë rreth 60 vjeç?!
Qartësisht Edi Rama ka birësuar fëmijën ilegal të Aleksandër Vuçiç, si një akt i legjendës së përmbysur të Rozafës, në të cilën u flijua një fëmijë. Në këtë rastin tjetër, u birësua një fëmijë serb për qëllime politike duke u vënë në themel të miqësisë Rama-Vuçiç dhe Ballkanit të Hapur si Jugosllavia e Re.
Nuk është rastësi që miqësia Rama-Vucic nisi pas lindjes zyrtare të Zahos në korrik 2014. Në të vërtetë kur u shpall lindja fëmija tashmë kishte lindur tashmë në Vienë dhe u trafikua për t’ u birësuar nga Rama.
Takimi i parë i Ramës me Vuçiç u bë në nëntor të atij viti për t’ u pasua nga shumë takime në vitet e ardhshme deri më sot, duke u arritur te miqësia e shpallur e tyre.
Edi Rama, megjithëse kur ishte në opozitë fliste kundër përdorimit politikisht të fëmijëve, vetë e nxorri Zahon mitingun përmbyllës në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Prandaj, a nuk duhej që Rama ta kishte marrë Zahon me vete edhe në udhëtimet në Beograd që të takohej me fëmijë serbë, dhe të fliste serbisht me ta (kanë nisur t’ ia mësojnë këtë gjuhë) duke u bërë shembull i bashkëpunimit të brezave të rinj të Ballkanit të Hapur? Me sa duket Rama dhe Vuçiç kanë një hall, se mos bjerë në sy ngjashmëria e Zahos me Vuçiçin.