Evi Kokalari tallet me Topallin: Aman mos bëni presidente Majlinda Bregun, se do i bjerë infarkt Xhozi

Mbështetësja e Berishës, Evi Kokalari ka ironizuar ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, duke thënë se kjo e fundit do pësojë infarkt kardiak nëse presidente do behet ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Kokalari ka përmendur emrin e Majlinda Bregut, pasi ajo është lakuar në ambientet e politikës si pretendete e mundshme për postin e kreut të shtetit.
“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardiak Xhozi”, shkruan Kokalari, e cila disa ditë më parë e akuzoi Topallin si mëndjemadhe dhe xheloze, që nuk i fliste me gojë.
Topalli u përgjigj se nuk e njeh, ndaj nuk i flet.
“Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi”, ka thënë Topalli.