28 Nëntor, 2023

Evi Kokalari: Në 11 dhjetor Berisha zgjidhet kryetar i PD, do të jetë kryeministër i Shqipërisë

 Evi Kokalari: Në 11 dhjetor Berisha zgjidhet kryetar i PD, do të jetë kryeministër i Shqipërisë

Nga Foltorja e Pogradecit, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha do të zgjidhet kryetar i PD.

Gjithashtu, Kokalari shtoi se Berisha do të jetë edhe kryeministër i Shqipërisë.

“Dua të fokusohem te Lulzim Basha. E dimë që do të ikë, Këto kohët e fundit Basha ka sulmuar kryetarin e forumit të të rinjve, këta janë të rinj që duhet t’i inkurajojmë, jo ti dekurajojmë.

Mbështes Albana Vokshin që është ngritur kundër Lulzim Bashës, sepse është e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin brenda PD.

Në 11 dhjetor kryetar i ri i PD do të jetë Sali Berisha.

Herën e fundit që isha në Shqipëri isha e vetmja që thoja se Berisha do të bëhet kryetar i PD dhe dua ta shoh Berishën kryeministër të Shqipërisë.

Gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha është të shpallë George Soros, të birin, non grata. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kosova.

Soros ka 5 zyra në Ballkan. Berisha ka qenë i vetmi që ka dalë kundër hapur. Ka kërkuar shpalljen e Soros non grata.

Kur Soros mori kontrollin e DASH, e konsideruan Berishën person non grata”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *