28 Shtator, 2023

Evi Kokalari degjeneron Mero Bazen

 Evi Kokalari degjeneron Mero Bazen

Evi Kokalari, e cila muajt e fundit ka qenë mjaft aktive në politikën shqiptare, i është përgjigjur Mero Bazes, i cili prej kohësh e sulmon atë nëpërmjet rubrikës “Antena Brenda Familjes”, me personazhin me emrin Evi Kokpalari.

Aktivistja Kokalari ka botuar një poezi që Mero Baze ka bërë në rini për Enver Hoxhës.

Postimi i Evi Kokalarit

Vjersha e Mero Bazes për vdekjen e Enver Hoxhës më ka lënë pa fjalë, por akoma më shokuese më është dukur fakti që disa të familjes tonë, kanë bashkëpunim të ngushtë me këtë copën e komunistit.

Në fakt, Merua kish thënë diku për mua se “Mjerë shoku Enver çfarë ka lënë pas në fis”.

Mendova se përdorimi i fjalës ‘shoku” ishte thjeshtë për efekt në të shprehur, por mesa duket Mero Baze i drejtohet diktatorit dhe sot e kësaj dite me “Shoku Enver”

Pa fjalë!

Poezia e Mero Bazes për Enverin

Ç’eshte ky lajm qe token drodhi?

Nxin dhe diellin kete here.

Po si valle ne ta besojme

Qe na la shoku Enver?

Vune kujen malet, shpatet,

Ku ka shkelur kemb’ e Tij.

Kujen vuri Shqiperia,

Po qan djalin e saj trim.

Por jo s’vdes, Ai do rroje

Si simboli i lirise.

Koherave u prive nder beteja

O shkelqim i historise!

Pas loteve te hidherimit

Duart me fort shtrengohen.

Per rrugen e Enver trimit

Rradhe-rradhe brezat betohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *