29 Nëntor, 2023

Europa digjet, Andi Bushati me Armand Shkullakun… “krihen”

 Europa digjet, Andi Bushati me Armand Shkullakun… “krihen”

Ndërsa gjithë botë është me sytë nga Ukraina, ku luhet fati i botës, analistët e katundit tonë janë me sytë nga Rrogozhina e Vora, ku luhet fati i Berishës dhe Bashës.

Si do dalë Berisha me Bashën, ky është halli i madh i tyre. Dhe s’kanë faj, se pa Berishën e Bashën mbeten pa bukë

Andi Bushati ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit, ku sipas tij kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati vuri bast në studio, ku tha se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.

“Nëse një nga kanditatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”, u shpreh Bushati.

Bushati tha se zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për pushtetin, sepse do të tregojnë që ka ardhur moment, që Edi Rama t’i fitojë zgjedhjet edhe pa vjedhur vota, për shkak të përçarjes së opozitës.

“Këto zgjedhje do të tregojnë që Edi Rama në këtë vend, ka mundësi të fitojë zgjedhje edhe pa vjedhur dhe pa blerë, sepse i ka krijuar vete mundësinë të mos harxhojë më para dhe banditë, por duke përçarë opozitën të bëhet forcë e parë.

Edi Rama do të jetë fituesi dërrmues i këtyre zgjedhjeve pa vjedhur dhe pa blerë. Pse vjen kjo? Sepse gjashtë muaj më parë Basha vendosi të përçajë opozitën”, tha ndër të tjera Bushati.

Ndërsa Armand Shkullaku tha se në rast se shqiptarët votojnë më shumë kandidatët e Berishës sesa të Bashës, ky do të jetë një bast i humbur edhe për Yuri Kim dhe do të tregojë se ambasada e SHBA-ve ka humbur ndikimin.

“Pyetja është kjo, nëse shqiptarët nxjerrin Berishën para Bashës, është një bast i humbur i ambasdores. Kjo do të tregojë se ambasada e ka humbur ndikimin që ka patur. Ajo ka marrë anë dhe nëse humbet pala që mbështesn, tregon se ambasda ka humbur një farë ndikimi që ka patur.

Problemi më i rëndë, që nxjerr zbuluar se halli është i karrikes, është tek fraksioni i vulës, është skandaloze që nga PD nuk i kthen përgjigje njeri Yuri Kimit. Ti thotë, moj zonjë e di ti pse po bëhen zgjdhjet të pjesshme? Sepse sponsorizuesi i kandidatëve është dikush që ka zgjedhur dikë me rekorde kriminale.

Kanë qenë persona me rekorde kriminale. Ambasadorja dhe Lulzim Basha nuk thotë asgjë. Sepse thotë ishalla prej ambasadores trembet Berisha dhe ikën.

Këtu establishment, qeveri, opozitë, ambasadë amerikane koordinojnë si me vettingun dhe harrohet përse po bëhen zgjedhjet. Harrohen kush ka qenë sponsori i personave me rekorde kriminale”, tha Shkullaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *