9 Dhjetor, 2023

Ervin Salianji tenton të përleshet fizikisht me Erion Braçen: O kone, mos më ndërprit mua

 Ervin Salianji tenton të përleshet fizikisht me Erion Braçen: O kone, mos më ndërprit mua

Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione të larta gjatë ditës së sotme. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka debatuar me deputetin Erion Braçe të cilin e akuzon se ka dalë në hetimet e antimafias italiane për çështjen e Rezart Taçit.

Braçe ka replikuar nga vendi, çka ka sjellë një reagim të ashpër të Salianjit, i cili është nisur drejt ish-zëvendëskryeministrit, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës.

Salianji: Ku iku zonja që kishte librin në dorë. Ka dhjetëfishuar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj. Bën si engjëll këtu, por nuk është engjëll.

Ky zotëria që ngrihet këtu dhe bëhet si më i shqetësuari. A je ti zëvendëskryeministri që ke dal në hetimet e antimafias italiane.

Ndërhyn deputeti Erion Braçe.

Salianji: O kone mos më ndërprisni mua. Plehrë, qen, kone, zagar!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *