28 Janar, 2023

Ermal Mamaqi: Unë ju mësoj formulën e suksesit, si të ecni në jetë dhe të fitoni

 Ermal Mamaqi: Unë ju mësoj formulën e suksesit, si të ecni në jetë dhe të fitoni

Ermal Mamaqi ka folur për trajnimet që bën, për t’iu treguar të tjerëve se si të bëhen të suksesshëm.

Ai u shpreh se kishte 10 vite që trajnohej për t’u bërë një spiker motivues.

“Gjëja më e vështirë në Shqipëri është të shesësh mend, dhe t’i shesësh mend një shqiptari është e pamundur.

Unë nuk jam për njerëzit që janë të përndritur dhe të bllokuar në ato mendimet e tyre fikse, që nuk mund të marrin ndonjë informacion më tepër nga ato që dinë dhe nuk ndryshojnë ato mendime që kanë.

Unë e ofroj një pjesë të jetës time, që besoj është misioni i jetës time, duke kontribuar për ti treguar njerëzve që duan të dinë se si është rruga drejt suksesit.

Shumë njerëz nuk e dinë që unë kam 10 vite trajnohem për tu bërë trajner, spiker motivues.

Kjo është psikologji moderne, arsyeja pse njerëzit vinë dhe motivohen dhe marrin aksion të menjëhershëm është sepse në këto trajnime shpjegohet formula e suksesit.

Mënyra se si të zhvendosesh nga një pikë në tjetrën, si të rritesh në profesion, në ndjenjat e tua, ose të shijosh atë që ti ke.

Këtu është problemi te mendimet”, tha Ermal Mamaqi.

Ai u bë objekt debati kohë më parë, pasi merrte shifra të majme për trajnimet që bënte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *