Erion Veliaj, terror shtetëror Dukës: I dërgon Policinë Bashkiake tek zyrat e FSHF

Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake ndodhen për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mësohet se kontrollet po bëhen për ndërtimin e godinës së FSHF-së
Së fundmi ka një konflikt mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së Armand Duka, i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.
Erion Veliaj nga ana tjetër, kërkon të heqë Dukën dhe të vendosë një njeriun e vet, ndaj i ka shpallur luftë të hapur dukës.
Në media FSHF publikoi një audio-përgjim të bërë në mbledhjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Më pas, një sasi e vogël tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës.
I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi Policinë e Shtetit.