27 Mars, 2023

Erion Veliaj heq nga sheshi “Skënderbej” çadrat e vaksinimit, që të shesë qofte dhe birra

 Erion Veliaj heq nga sheshi “Skënderbej” çadrat e vaksinimit, që të shesë qofte dhe birra

Qytetarët nuk mund të vaksinohen më kundër Covid-19 në sheshin “Skënderbej”, pasi struktura do të zhvendoset në qendrat shëndetësore, duke nisur nga e enjtja e 25 nëntorit, çka mund t’i fusë në kaos ato, pasi në qendrat shëndetësore qytetarët shkojnë për çdo shqetësim shëndetësor.

Këtë e ka njoftuar vetë Ministria e Shëndetësisë në rrjetet sociale duke shtuar dhe se pika e përshtatur e vaksinimit në stadiumin “Air Albania” do të vazhdojë të jetë e hapur.

Ministria natyrisht nuk e thotë, por çadrat në qendër janë hequr, pasi tani janë festat e fundvitit dhe Erion Veliaj do të vendosë aty “kasollet” që sheshin qofte e birra, për të fituar ca para.

Sa për vaksinimin e njerëzve, nuk është se u bëhet shumë vonë. Rëndësi par ta ka që Erion Veliaj të mbushë xhepat.

Dhe të mendosh që vite më parë akuzonin Lulzim Bashën kur ishte kryebashkiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *