Erion Braçe “shpërthen” kundër Qazim Mulletit: Boll na hapët barkun, ai ka qenë kriminel

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas rikthimit të debatit për figurën e Qazim Mulltetit.
“Fashizmi është krim. As opinion, as komedi, as teatër, por krim.
Qazim Mulleti ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës prej pushtimit fashist.
Qazim Mulleti ishte prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist dhe nazist, emëruar nga qeveri fashiste/naziste e në bashkëpunim me ta!
Vini re;
Prefekti ne ate kohe, si funksion e pushtet, ishte i perfshire ne arrestimet dhe ekzekutimet me vdekje te antifashistëve.
Kaq! Dhe besoj mjafton!
Pjesa tjeter eshte teater, komedi, film;
Nuk eshte histori faktike, por komedi, parodi.
Kush te doje e sheh e kush jo!
Por kur politika, ne shekullin e 21-te, nis te vendose se si duhet te jete komedia, parodia etj etj, ky eshte rikthim hem ne fashizem e hem ne hoxhizem!
Boll!
Liria e njerëzve për të parë botën si duan e bërë komedi, parodi, teatër, art në përgjithësi, është kushtetuese!
Te gjithe te tjereve po ju pelqeu mire, po nuk ju pelqeu, pune e madhe shume!
Ne fund, gjithcka ka ndodhur me familjen e tij te paperfshire ne krim kund, si perndjekje, diskriminim, burgim, internim, pas vitit 1945, eshte e padrejte deri kriminale!
Pergjegjesia penale eshte individuale dhe shume e qarte madje”, shkruan ai.