29 Maj, 2023

Erion Braçe i tradhtuar nga partia e vet: Votuan pro oligarkëve dhe kundër qytetarëve

 Erion Braçe i tradhtuar nga partia e vet: Votuan pro oligarkëve dhe kundër qytetarëve

Deputeti socialist, ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në Facebook pas rrëzimit nga mazhoranca të propozimeve të tij për bujqësinë.

“Po hap i madh përpara ama; Në nëntor 2018-të, kur propozova tatim zero për rrogat deri në 40 mijë lekë, mora vetëm 5 vota pro;

Këtë nëntor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonesë dhe me 46. 800 lekë barrë fiskale mbi cdo shqiptar me rrogë 40 mijë lekë; llogaria është edhe me tre zero të tjera për rrogat nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë.

Në nëntor 2018-të, kur kundërshtova skemën 6 me 20 për TVSH  e fermerit mora vetëm 5 vota pro;

Këtë nëntor, paratë e munguara tek gjithë zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, përpunuesi, në tregun e brendshëm, arritën në 4.5 miliard lekë;

Ndërkohë pasoja në blegtori, numër lopësh për qumësht, delesh e dhish për qumësht, është katastrofike”, shkruan Brace në Facebook.

A mban përgjegjësi kush? Shtron ai pyetjen.

“Udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejtë.

E dyta, unë nuk ndjehem keq për 8 votat; unë ndjehem keq kur propozimet e majta nuk votohen; unë ndjehem keq kur propozime në favor të shumicës nuk votohen;

Mbi të gjitha, unë ndjehem keq kur një ligj klientelist, teresisht personal e vetëm për një kompani, si dëm për njërën e si favor për tjetrën, votohet me shumicë, sic sot.

Ky është problem i madh!

Personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që i ndodh tregut, ekonomisë”, komenton Brace.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *