4 Dhjetor, 2022

Erion Braçe i rrëzon karrigen e zyrës Ramës: Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut

Erion Braçe ka mbyllur detyrën e tij si zv.kryeministër.

Edhe pse disa ditë më parë ai tha që kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte larguar, në fakt dje ai ka hequr gjërat nga zyra e tij në Kryeministri.

Në fund të mandatit të tij si zv.kryeministër Braçe ka bërë një shënim në Facebook ku hedh akuza të shumta ndaj Edi Ramës:

Më poshtë reagimi i Erion Braçes:

Të premten që shkoi puna ime në qeveri u mbyll; marrëdhënia e krijuar nga dëshira për ti shërbyer njerëzve ne atë nivel mbaroi;

Mbase edhe me herët, qyshkur u kufizua ne limitet e rutinës qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, herën tjetër me detyrimin për te respektuar një kod etike me marrëdhënie brenda.

Nje përvoje e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme patjetër;

Nga jashtë nuk do ta kisha njohur kurrë deri ne detaje. Madje edhe veten, vënë në provë kush e di sa herë nga dallimi mes asaj qe vjen si dëshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam këtu behet i pamundur, madje edhe tjetërsohet, shoqëruar nga pamundësia për te folur, shpjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Një gjë ja them kujtdo ama:

Pata lirinë te kundërshtoj, te them JO;

Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!

Nëe 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.

Sot është një ditë tjetër, e re aq sa lejon përvoja e gjatë në Kuvend të jetë e tillë; por jam ne habitatin tim ama!

Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte,

Ejanën, Eldën, Ilvën, Entelën, Klaudian;

Kanë ëerballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverise tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zezë, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…

Ju jam shumë mirënjohës për gjithë shërbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem!

Ndërkohë, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive të përfshira ne këto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App, Elvisin per drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave te pista;

SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU!

Një falënderim te posaçëm kam per dy njerëz me te cilet ndava ditët por edhe punët, mendimet dhe kundërshtimet, Valin dhe Engjëllin!

Koleget e mi ministra per gjithë cfare ndamë e bëmë bashkërisht!

Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbështetjen, vlerësimin; ambasadorin Luigi Soreca për bashkëpunimin, koordinatorin e përhershëm te OKB, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italisë, Gjermanisë, Austrisë, ambasadorin e Zvicrës;

Ju jam shume mirënjohës për punën tuaj!

Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin çdo dite me mua!

E di, ka plot njerëz qe prisnin shume me tepër nga unë ne këtë detyre;

Një pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijtë e ligjit apo dikujt-institucion, tjetër.

E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!

Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time!

I kërkoj ndjese kujtdo qe u zhgënjye prej pritshmërive, por këto ishin mundësitë.

Ne duam gjithçka, edhe unë, por ligji dhe interesat e gjera e te përhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anën përballe!

Kështu, beteje është, vazhdon;

Një dite tjetër, ne një vend tjetër!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *