27 Janar, 2023

Endri Prifti: Si më vodhi gruaja 75 mijë euro

 Endri Prifti: Si më vodhi gruaja 75 mijë euro

Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve.

Endri Prifti: Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë.

Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin.

Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin…

Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Gazetari: Sa?

Endri Prifiti: Rreth 13 mijë-14 mijë euro.

Gazetari: Që ju kishit paguar pjesën më të madhe… Sa?

Endri Prifti: 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto.

Gazetari: Shtëpia kur është blerë ka qenë në emrin e bashkëshortes tuaj dhe kush kanë qenë garantues të kësaj kredie?

Endri Prifti: Në emër të bashkëshortes dhe të prindërve të saj.

Gazetari: Ndërkohë që ju keni qenë të martuar kur është marrë kjo shtëpi me kredi?

Endri Prifti: Po, kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër.

“Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *