30 Nëntor, 2022

Endri Fuga shtëpi 400 mijë euro, si ia mori të ish të dashurën Eduard Selami

 Endri Fuga shtëpi 400 mijë euro, si ia mori të ish të dashurën Eduard Selami

Pasuria e Endri Fugës, këshilltar për komunikimin i Edi Ramës, i mitizuar edhe si ‘Gëbelsi i Ramës’, mbetet një mister i madh.

Fuga ka deklaruar fillimisht dy pasuri të paluajtshme në Selitë të Tiranës. Një apartament 220 m2 me vlerë 108 mijë euro në emrin e tij si dhe një apartament tjetër 116 m2, me vlerë 61 mijë euro, blerë nga prindërit e tij. Endri Fuga ka deklaruar edhe dy makina, një Golf, 19 mijë euro, si dhe një ‘Fiat 500’ 13 mijë euro.

Nëse për të justifikuar dy apartament me vlerë 168 mijë euro Fuga deklaron kursime nga pagat, konsulenca dhe një kredi 43 mijë euro, nuk dihet se ku i ka gjetur paratë për të blerë dy makinat me vlerë 32 mijë euro. Por kjo është vetëm një nga pikat e errëta.

Në vitin 2019, Endri Fuga deklaron se ka ndërruar një shtëpi me një apartament 264 m2, në një rezidencë në Tiranë, duke shtuar edhe 60 mijë euro. Nuk dihet se nga doli dhe si e siguroi Fuga shtëpinë në fjalë, e cila nuk figuron e deklaruar më parë.

Duket sikur bëhet fjalë për apartamentin 220 m2, por ka ndryshime, së pari Fuga flet për shtëpi dhe jo për apartament, dhe së dyti sipërfaqja është 195 m2 dhe 220 m2 sa e apartamentit.

Dyshimet për pastrim parash shtohen pasi në vitin 2020, Endri Fuga shet një shtëpi me vlerë 400 mijë euro. Një zyrtar me pagë vetëm 1.4 mijë USD në muaj, arrin të fusë 400 mijë euro në xhep.

Duke llogaritur koston e jetesës në Tiranë dhe pagën, Fugës do t’i duheshin disa shekuj për të kaluar me djersë në llogari një shumë të tillë.

Nga ana tjetër, edhe kjo shtëpi nuk dihet në ç’rrethana e ka poseduar Endri Fuga dhe cili është burimi i parave. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për apartamentin 264 m2 apo për pasuri të padeklaruara më parë.

Krahas pasurisë së deklaruar që rrethohet nga një pikëpyetje e madhe dhe që duhet të jetë menjëherë objekt hetimi nga organi i akuzës, Endri Fuga dyshohet edhe për disa pasuri të tjera të fshehura, të cilat mund t’i ketë përfituar si sekser mes Ramës dhe klientëve të ndryshëm të qeverisë, për të përfituar prona publike, tendera, leje, licenca apo koncesione.

Fuga dyshohet se fsheh të paktën edhe tre rezidenca tek Kodra e Diellit, me vlerë disa milionë euro, të dhuruara nga oligarkët që kanë përfituar qindra milionë euro nga qeveria.

Pasuria e deklaruar dhe ajo e dyshuar si e fshehur e Endri Fugës në rezidencat e pasanikëve, është një mister i madh, ashtu siç është mister se si përfundoi ish e dashura e tij, Ilva Tare në krahët e Eduart Selamit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *