29 Nëntor, 2023

“Ëndërronte të më takonte prej vitesh”, Bes Kallaku surprizon 12-vjeçarin që vuan nga tumori

 “Ëndërronte të më takonte prej vitesh”, Bes Kallaku surprizon 12-vjeçarin që vuan nga tumori

Bes Kallaku i ka emocionuar të gjithë me surprizën që i ka bërë një djali 12 vjeç që vuan nga kanceri, i cili prej vitesh ëndërronte të takonte aktorin.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram momentin kur e ka takuar djalin e vogël teksa u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike që të përballojë shpenzimet mjekësore.

“Kristi Saka, 12-vjeçari me tumor të rëndë, ëndërronte të më takonte prej vitesh, por ne bashkë duhet të bëjmë realitet që ai të shërohet orë e më parë!

Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson te ndihma jonë, ju bëj thirrje të kontribuoni të gjithë sipas mundësive. Fjalët tjera m’i kanë marrë lotët e Kristit e lutjet e nënës së tij për ndihmë”, ka shkruar aktori përkrah videos emocionuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *