22 Mars, 2023

EKSKLUZIVE: SPAK mësyn zyrat e televizionit të Shkëlzen Berishës

 EKSKLUZIVE: SPAK mësyn zyrat e televizionit të Shkëlzen Berishës

Një nga arsyet përse Sali Berisha ka qenë kundërshtari më i fortë i reformës në drejtësi, bashkë me Ilir Metën, ishte frika se të ndëshkuarit mund të ishin pikërisht ata.

Dhe nuk kanë faj, po të marrësh parasysh çfarë kanë bërë.

Së fundmi, sipas burimeve të Vjosa.net, SPAK është vënë në lëvizje dhe po heton djalin e Sali Berishës.

Burimet e Vjosa.net bëjnë me dije se këto ditë prokurorët e SPAK kanë mësyrë në zyrat e televizionit të Shkëlzen Berishës, Syri TV.

Ata kanë marrë nën shqyrtim gjithë dokumentacionet e këtij televizioni, pasi dyshohet se bën evasion fiscal, përveçse financohet nga para korrupsioni dhe të krimit.

Për momentin, sipas burimeve të Vjosa.net, nuk ka ende asnjë konkluzion, duke qenë se prokurorët po shqyrtojnë me imtësi dokumentet.

Por tashmë është e qartë, që SPAK po i vjen vërdallë familjes Berisha dhe nuk është çudi që në ditët në vijim të kemi ndonjë zhvillim të rëndësishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *