EKSKLUZIVE: Fatmir Mediu dhe Alqi Bllako drejt arrestimet, gati urdhëri nga SPAK

SPAK është duke bërë gati dy arrestime të tjera të bujshme, pas Lefter Kokës.
Burime të Vjosa.net bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy deputetët Fatmir Mediu dhe Alqi Bllako.
Urdhër-arrestet për ta janë gati dhe për këtë arsye pritet që të mblidhet edhe Parlamenti, për heqjen e imunitetit të tyre.
Siç mëson Vjosa.net, Mediu do të arrestohet për çështjen e Gërdecit, pas rihapjes së dosjes.
Me arrestimin e Mediut rrezikon shumë edhe Shkëlzen Berisha, që mund të “shitet” nga ish-ministri.
Ndërsa Alqi Bllako, sipas burimeve të Vjosa.net, do të arrestohet për shkak të dosjes së inceneratorëve.
Bllako ka pasur konflikt interesi, pasi kishte punësuar të atin, të cilin e paguante 10 mijë euro në muaj, dhe është pikërisht paga e të atit që e ka marrë më qafë.
Urdhër-arrestet tashmë janë gati dhe pritet që nga momenti në moment ata të arrestohen.
Ajo që nuk dihet, është vetëm fakti nëse arrestimet do të bëhen para Vitit të Ri, apo do të pritet që ata të festojnë me familjen dhe pastaj të arrestohen.