9 Qershor, 2023

“Eh, si vjen kjo jetë, s’i duhesh as dreqit”! Postimi i artistit të moshuar, reagon Kabo: Jemi shoqëri, ku njeriu i ndershëm dhe kontribues s’ka më interes për jetën. Çfarë pikëllimi!

 “Eh, si vjen kjo jetë, s’i duhesh as dreqit”! Postimi i artistit të moshuar, reagon Kabo: Jemi shoqëri, ku njeriu i ndershëm dhe kontribues s’ka më interes për jetën. Çfarë pikëllimi!

Artisti Robert Radoja ka postuar në rrjete sociale diçka që ka shtyrë Përparim Kabon të reagojë me një apel.

“Po pse deri këtu? Një mik i mirë, jo vetëm imi, por i të gjithëve, shkruan sot në fb në prag të ndrimit të viteve… “Eh si vjen kjo jetë që nuk i duhesh as dreqit” Nuk është një njeri dokudo, është artisti Robert Radoja. Si duhet ta shkodoj këtë thënie të tij?”- shkruan Kabo dhe më pas shton:

Si vjen kjo jetë, është pjesa e parë e fjalisë, pra dialogu eshte me jetën, me gjënë më të shtrenjtë, por qe eshte zhvleresuar, ajo nuk ka ardhur ashtu si duhet, si e meriton njeriu, sepse Roberti yne i mire nuk flet në veten e pare, flet në trajten inpersonale pra tregon se shume njerez nisur nga ai vetë, nuk e kane jeten qe meritojnë.

Ndoshta ka pritur me shume kujdes, por idea qe hodhi nje artist tjeter Viktor Zhusti qe te krijohej shtepia e artit me sa duket nuk mbërriti fare te veshi i shtetit. Robert Radoja eshte nje institucion artistik dhe njerezor, me kontribute dhe arritje, nje muzikant dhe kompozitor sipëror. Po ai thote, eh si vjen kjo jetë…

Kë pyet ai? Ndoshta veten, boshllekun, heshtjen, braktisjen, harresen, ndoshta (nuk do doja të ishte keshtu) varfërinë. Robertin e takoj shpesh se banojme afër, gjithëherët ndalet dhe më flet me dashuri, por ashtu kokëulur çapitet duke më lënë si peng ndonje krahasim apo metaforë, ku gjen mençuri dhe dhimbje, por edhe zhgenjim!

Pjesa e dytë e shenimit, ka qasje personale: “Nuk i duhesh as dreqit”. Kjo zbrazje dhe vetë-nënçmim eshte nje akuzë e rëndë per gjendjen e krijuar. Askush nuk ka më nevojë per ty madje as edhe dreqi.

Pse deri ketu? Kë duhet te pyes? Ministrinë e Kultures? Eshtë e kotë. Ku duhet te ankohem ? Askund.

Një artist me kaq kontribute thotë që kjo jete nuk i duhet më as dreqit apo ky personalitet nuk i duhet askujt madje as edhe dreqit. Çfarë pikëllimi! Shoqeria jonë, hedonike në një krah dhe mjerimi e zhbërja në anën tjeter e solli njeriun e ndershem dhe me kaq kontribute, qe te mos ketë më asnjë interes për jetën e vet.

Këtu dhe këmbanat kanë humbur gjuhezat, shurdheri e frikshme. Requiem per vdekjen e vlerave, kjo lloj muzikë ndjehet. Profesor Robert Radoja të perqafoj me respekt dhe dashuri. Ne të gjithë të duam…!!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *