29 Maj, 2023

Edmond Tupja i shqetësuar: Gjuha shqipe po censurohet, kanë zhdukur fjalët ka*, pi**

 Edmond Tupja i shqetësuar: Gjuha shqipe po censurohet, kanë zhdukur fjalët ka*, pi**

Edmond Tupja u shpreh i shqetësuar në emisionin e Luan Ramës, se fjalori i gjuhës shqipe është i censuruar nga fjalët e “pista”.

Ai tha se gjuhët e tjera i kanë këto fjalë, ndryshe nga shqipja dhe shtoi se gjuha jonë po degradon, duke u kthyer në një gjuhë padëshirore.

Tupja: Prandaj lexojnë më zë të lartë sepse ka sensualitet. Censura vazhdon. Shikoni fjalorin e gjuhës shqipe, nga rripi e poshtë, i kanë zhdukur fjalët, ndërsa gjuhë të tjerë i kanë si fjalë. Në fakt këto fjalë janë pasuri e popullit.

Bëhen seminare, por gjuha shqipe po degradon, duke u kthyer në një gjuhë padëshirore, që e ka vetëm shqipja dhe greqishtja. Nuk thonë mirë qofsh, por të jesh mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *