5 Dhjetor, 2022

Edita Tahiri: Rama të mos bëhet levë e përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

 Edita Tahiri: Rama të mos bëhet levë e përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama se po bëhet levë e Beogradit për destabilizimin e rajonit.

Në një deklaratë për Euronews Albania, Tahiri tha se Serbia në bashkëpunim me Serbinë po krijojnë tensione në rajon në favor të Serbisë së madhe.

“Krijojnë tensione, në favor të Serbisë së madhe. Shqipëria të luajë rol stabilizues, jo t’i bëhet levë e këtyre përpjekjeve të Serbisë, destabiliuese dhe të Serbisë së Madhe.

Shqipëria të marrë rolin për stabilizim të rajonit. E para është politika e jashtme, unë shoh disa elementë të pakëndshëm në politikën shqiptare dhe kjo lidhet me këto iniciativat rajonale, por më serioze është si problem që Shqipëria duhet të dijë se kush janë fqinjët e Shqipërisë dhe cilët janë fqinjët e Kosovës.

Këtu kemi një ngatërresë, që kjo afërsia me Ramës dhe qeverisë së Serbisë në një përshtypje se gjoja janë vende fqinje dhe kjo afri kaq e madhe nuk po duket e mirë, e dëmshme jo në raport me Kosovën por edhe në Ballkan” – tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *