Edi Rama tremb qytetarët: Vaksinohuni një orë e më parë, ndryshe s’do lejoheni në ambiente publike

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për të pavaksinuarit. Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen, ndryshe mund të mos lejohen në ambiente publike.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai.
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi se të pavaksinuarit s’do lejohen në ambiente publike.