1 Shkurt, 2023

Edi Rama: Talluni e qeshni ju, po në mars hedhim në hapësirë satelitin e parë shqiptar

 Edi Rama: Talluni e qeshni ju, po në mars hedhim në hapësirë satelitin e parë shqiptar

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se një tjetër investim i rëndësishëm është projekti i satelitëve. Rama tha se kjo çështje u shoqërua me humor dhe të qeshura, ndërsa shtoi se satelitët do të jenë një ndihmesë e madhe për të kapur të gjithë krimet mjedisore në vendin tonë.

“Një investim tjetër është projekti i satelitëve. Keni dëgjuar dhe keni parë dhe shumë gallata dhe humor me satelitët megjithatë nuk është keq që njerëzit edhe të qeshin se shëndet bëhet.

Me satelitin që do hedhim të parin në mars do kemi në dispozicion të institucioneve të dhëna në kohë reale përditë, dhe policia do ketë përditë të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punë në terren punonjësit e policisë, që për fat të keq i kanë sytë të hapur katër kur i bien në qafë një familje të varfër dhe i kanë të mbyllur kur i hidhet zhavorr syve dhe ngrihen struktura.

Ndërkohë që gjithçka do të kaloj te një sy tjetër që është lart, që nuk ka kushërinj, miq, parti, asnjë lidhje emocionale por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.

Policia do të ketë të dhëna në kohë reale për ndotjen e mjediset, vend grumbullimet e paligjshme të plehrave, këtu flas për ato që krijojnë krime mjedisore dhe policia është përgjegjëse që në territorin ku vepron ti identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit, por edhe protagonistët. Është e patolerueshme që në pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 m katror zhavorr, që duhen kamionë të tëra dhe policia as mos shikojë, as mos dëgjojë asgjë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *