Edi Rama, politikani që shet atdheun e vet dhe Kosovën për interes personal dhe shou

Nga Endri Tafani
Nuk mund të jesh qeveritar i mirë nëse nuk je atdhetar.
Nuk është propagandë nacionaliste por deduksion logjik i thjeshtë.
Teorikisht duhet të vish në pushtet për të bërë më të mirë jetën për komunitetin ku jeton, sepse për atë punë i kërkon e merr votat.
Po që të bësh këtë duhet të kesh për zemër komunitetin tënd prandaj lufton për të publikisht, përndryshe nuk kishe pse t’i futeshe politikës për tu kujdesur për të tjerët, por do shikoje interesin tënd e do merreshe me një gjë tjetër, jo publike, por private.
Duhet të jesh atdhetar që të jesh një pushtetar i mire, përndryshe je vetëm një mashtrues me pushtet.
Them mashtrues pasi ti i kërkon votat komunitetit për tu kujdesur për të dhe nëse nuk e ke për zemër këtë gjë por thjesht kërkon pushtet për vete je thjesht një mashtrues.
Duhet të jesh atdhetar që të jesh një pushtetar i mirë përndryshe je një hajdut me pushtet. Them hajdut pasi ke vjedhur pushtetin e komunitetit duke mbajtur një post që nuk duhet ta kishe e duke e lënë në këtë mënyrë komunitetin pa pushtet legjitim.
Duhet të jesh atdhetar që të jesh një pushtetar i mirë përndryshe je një tradhtar me pushtet. Them tradhtar me pushtet pasi nuk e ke për gjë të shesësh e blesh interesa kombëtare për sa kohë kjo të mban në tavën e pushtetit.
Mbulimi i shtatores së Adem Jasharit dje gjatë drekës qeveritare tek restoranti i Gjergj Luces tregon çfarë njerëzish kemi me pushtet e në qeverisje.
Të mos e kishe bërë fare nëse të vinte turp prej tij. Por këtë punë nuk e bëjnë dot se hiqen si atdhetare. Sepse ashtu i kërkojnë votat. Si atdhetare qe do kujdesen për kombin.
Dhe kur vijnë në pushtet mbulojnë e zbulojnë monumentet sipas interesit personal.. Ashtu siç shesin dhe blejnë atdheun për interes personal.