1 Shkurt, 2023

Edi Rama “ngec në klasë”, një në dy shqiptarë mendon se ka rrënuar ekonominë

 Edi Rama “ngec në klasë”, një në dy shqiptarë mendon se ka rrënuar ekonominë

Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht punën e qeverisë deri tani. Thuajse aq janë edhe qytetarët (33,7%) që e vlerësojnë negativisht atë.

Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besueshmërinë e institucioneve në vend, si dhe vlerësimin e tyre për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se pjesa dërrmuese e votuesve të majtë (74%) ka vlerësim të mirë për punën e përgjithshme të qeverisë.

Mes votuesve neutralë, pjesa më e madhe e atyre që kanë dhënë një vlerësim pozitiv apo negativ, mbështet këtë të fundit (30,2%).

Pyetur mbi fusha specifike të ndryshme, gjysma e shqiptarëve vlerësuan negativisht (50,7%) punën e qeverisë për ekonominë e vendit.

Edhe puna për bujqësinë u vlerësua negativisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (53,8%).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *