28 Janar, 2023

Edi Rama mendjeshumë, ditë e natë nuk fle gjumë

 Edi Rama mendjeshumë, ditë e natë nuk fle gjumë
Nga Tomorr Celibashi
Edi Rama mendjeshumë
Ditë e natë nuk fle gjumë,
Kokë e madhe  mendjefemër,
Po merr famë e po bën emër
Si i majti më djathtist,
Luftëtar ballofashist
Që s’ka mend, as turp as nder,
Si harbut e zemëderr.
Njëlloj si Sllaboberisha
I ka nxjerrë dhëmbët si bisha
E po shqyen Shqipërinë
Dhe Kosovën, për Serbinë.
Edvin Pasha me poture,
Brodhe botën, mend nuk vure,
Po më bën vëlla Vuçiçin
Që të sheh si demi viçin.
Si maçok lëpin sahanin,
Kur viziton Erdoganin.
Gati të heqësh dhe brekët,
Kur marrëveshje bën me grekët,
Mrekullitë që sheh në botë
Ta kanë bërë mendjen rrotë,
(Rrotë për qerre me gomarë )
Dhe nuk di ç’të thuash më parë:
Ç’ka mbetur nga e kaluara
Po shkatërron “të bëjmë përpara”,
Çfarë s’arriti Saliziu
E bën Edi firifiu.
Ballsh e tjetër, çfarë ka mbetur
Duhet zhdukur, duhet tretur,
Mendjendritur që mendon
Të japësh me koncension
Ç’ka mbi dhe e ç’ka nën dhe.
Që të fryjë era e re,
Po studjon ti gjerë e gjatë
Të koncensionosh dhe gratë…
Mendon se je zot mbi zota,
Në dorë’ tënde është gjithë bota.
S’e kupton dot, mor i mjerë
Që koka të ka marrë erë.
Që të dalë vendi në dritë,
Do të blejmë dy satelitë,
Njëlloj si superfuqitë
Të vëzhgojmë natë e ditë.
Palmën – mrekullia vetë
Në Dubai kur pe në det,
Një të tillë, në Shqipëri
The që mund ta bësh dhe ti.
Gurë kanë malet sot,
Një ishull ta mbushim plot…
Pse mos bëjmë edhe ne vetë
Një shqiponjë brenda në det?
Për pagesë kemi plot morra
E për propogandë plot horra,
Bukur fort po ia del mbanë,
Të gajasësh tërë dynjanë.
Po një super port gjigand
Pse mos çelim një ankand?
Ne në Durrës ta ndërtojmë
E botën ta konkurojmë?
Grurë e misër për bukë,
Perime edhe pambuk,
Naftë, bakër edhe hekur,
Për ty me kohë kanë vdekur.
Për turizëm flet përditë,
Ngjirresh e shqyen bulçitë.
Vlon biznesi, vlon ryshfeti,
Veç për ta investon shteti.
…T’na mashtrosh po lodhesh kot,
Po ne të njohim, o rrotë!
Je bërë aq delenxhi
Sa s’të beson më njeri.
Mos dëgjo përqark servilat,
Dredharakët e kopilat,
Dhe kokonat bukuroshe
Që mbushin cepa e qoshe .
Sa të jesh ti në pushtet
Do të të mburrin si mbret,
Kur të ikësh nga kolltuku,
do thonë : – Pyka, dallkauku.
Hani miliarda e miliona
Nga gjaku, nga taksat tona,
Oligarkë e pashallarë,
Pasanikë, hajdutë, zagarë.
Ditë për ditë mbushni xhepat,
Shtoni zyrat, shtoni cepat.
Rriten taksat, rriten çmimet,
Për pasanikët fitimet.
…Si Saliu katil dhe ti,
Nuk ke zemër, veshë, e sy,
Nuk sheh njerëzit ç’halle kanë,
Ku punojnë, ku flenë, çfarë hanë.
Ditë për ditë llap si kopuk,
Kurse populli s’ka bukë,
Bukë – them,- bukë të hajë ,
Që shpirtin gjallë të mbajë.
Ty, me punët që ke bërë,
Sot një Shqipëri e tërë
S’të do më e s’të voton,
Me forcë e vjedhje qëndron.
Kërkon koha gjak të ri
Në parti e qeveri,
Pushteti të ka marrosur,
Të ka ndyrë dhe tutkunosur.
Mos largo shokët e mirë,
Mos mbaj pranë pisa këllirë,
Hape rrugën, lerë të tjerë
Të drejtojnë vendin e mjerë.
Mos e shty e mos e zgjat,
Se një nëntëdhjetë e shtatë,
Po na bën gati dhe ti
Siç bëri Saliu i zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *