28 Janar, 2023

Edi Rama: Lefter Koka e Alqi Bllako, bashkëpunëtorë të shkëlqyer për mua. Po ç’faj kam unë që lajthisin e vjedhin ministrat e mi?

 Edi Rama: Lefter Koka e Alqi Bllako, bashkëpunëtorë të shkëlqyer për mua. Po ç’faj kam unë që lajthisin e vjedhin ministrat e mi?

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët dhe se nuk është përgjegjësia e tij për veprimet që bëjnë ata.

“Të jemi të qartë në një gjë: Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer, bashkë me Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët.

Alqi Bllako nuk ka asnjë të sharë për sa i përket punës. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar.

Këtë cështje do ta hetoje SPAK.

Nuk është përgjegjësia ime nëse një ministër lajthit e bën ato gjëra.

Kush do të fusë duart në xhepat e të tjerëve të vazhdojë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *