31 Janar, 2023

Edi Rama, ky sadist që nuk ndalet as para vdekjes së një fëmije

 Edi Rama, ky sadist që nuk ndalet as para vdekjes së një fëmije

Nga Agim Baçi

Si gjithmonë, edhe sot, kryeministri ynë, në vend të marrë përgjegjësi që shteti që ai drejton është thjesht në letër, që bën reklama pa fund por që në realitet vetëm ligji nuk zbatohet, i sulet kritikëve të tij në rrjetet sociale e media.

Ky është sadizmi i një njeriu që kurrë nuk sheh gabimin te vartësit, nuk merr asnjëherë përgjegjësi kur gjithçka bëhet vetëm për të gënjyer shqiptarët, të cilët kërkon t’i mbajë zap vetëm përmes varfërisë, propagandës dhe intimidimit.

A nuk ishte ministri Çuçi, vetëm një javë më parë, me 25 Korrik, që deklaroi se do ndalohen motorrat e ujit, dhe sot këtë urdhër ja zhvlerësoi një komisar policie? A nuk deklaroi Ministrja e Turizmit se tashmë mjetet motorrike janë nën kontroll në plazhe, dhe sot ajo siguri rezultoi se ishte thjesht për të gënjyer shqiptarët?

A është rasti i përsëritur i aksidenteve në plazhet shqiptate që tregon se, siguria e pretenduar nga ministritë dhe bashkitë, ka dështuar, pasi askush nuk shqetësohet që të zbatojë ligjin, por që të përfitojnë çfarë të munden?

Atëherë, përse kryeministri nuk merr përgjegjësinë që vartësit e tij janë sfiduar, janë tallur? Apo edhe këtë herë, si për çdo shkelje dhe korruptim zyrtarësh, ai e konsideron përgjegjësi personale?

Po ai që ka premtuar para shqiptarëve se do ndërtojë një qeverisje të përgjegjshme, kur do mbajë përgjegjësi që shteti i tij është thjesht një mirazh- një mirazh që sot u tradhëtua duke sjellë para shqiptarëve një trishtim, një zemërim, për jetën e humbur të një fëmije që mund të ishte fëmija im, fëmija e fqinjit, fëmija e kolegut, fëmija e vetë kryeministrit.

Kreu i qeverisë është të ndërtojë institucione efikase, e jo të jetë kreu i fletrrufeve ndaj kujtdo që e kritikon. Për sa kohë ai do vijojë të sulmojë mediat dhe qytetarët që tregojnë se shteti i tij është formal, gjithkush ka të drejtë ta shohë atë si frymëzues të talljes, dhunës dhe poshtërimit që çdo zyrtar bën me qytetarët!

Mund të jetë një pamje ekrani e Twitter për teksti që thotë "Edi Rama @ediramaal 12m Nuk mungoi as në ketë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për te ushqyer zjarrir e luftes sẽ tyre politike të paudhë dhe të pashpresè! 22"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *