Edi Rama: Harrojeni uljen e çmimit të naftës, por rrini urtë se mund t’ju ngrej dhe çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimit të naftës në vend. Gjatë një postimi në Facebook, Rama i është përgjigjur një komenti, i cili i kërkonte llogari për rritjen e çmimit të naftës, duke e krahasuar atë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Rama nga ana tjetër, ka kërcënuar me rrijten e energjisë elektrike, duke theksuar se çmimi i naftës është rritur pasi ne e kemi taksën brenda në çmim, ndryshe nga vendet e tjera.
Ai gjithashtu ka shtuar se kjo është një kohë lufte, ndaj duhen shtërnguar dhëmbët dhe ecur përpara sikush ska ndodhur asgjë.
Komentuesi: Hiqi taksat e naftes ose zbriti me 50% taksat e naftes aksizen te ulesh naften esht katastrofë njesoj esht rrit per te gjith po kosova e ka 1.60 euro maqedonia 1.20 euro do perballesh me protesta nuk mundet ndryshe.
