3 Shkurt, 2023

Edi Paloka i bindur: Do e fitojmë betejën kundër Yuri Kim dhe Edi Ramës

 Edi Paloka i bindur: Do e fitojmë betejën kundër Yuri Kim dhe Edi Ramës

Edi Paloka thotë se ata, pra Sali Berisha me grupin që ka pas vetes, do e fitojnë betejën kundër Yuri Kim, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Një vit më parë Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e tretë.

Pas një viti, në vend që të ishim në betejë për vendosjen e drejtësisë, rrëzimin e Ramës dhe rikthimin e demokracisë në vend, falë L.B, E.R dhe Y.K jemi në përpjekje për të ribashkuar PD dhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që vihemi përballë sfidave të tilla. Po dhe këtë herë do ia dalim, siç ia kemi dalë dhe në situata më të vështira e në fund do të triumfojmë mbi të keqen,” shkruan Paloka.

Kujtojmë që Sali Berisha me grupin e tij janë në një betejë të ashpër me ambasadoren Yuri Kim, e cila tashmë ka dalë hapur kundër Berishës, duke shkaktuar kështu një përplasje e cila nuk dihet se si do të përfundojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *