4 Dhjetor, 2022

Edhe njëherë për Akademinë e Barinjve

 Edhe njëherë për Akademinë e Barinjve

Duke prezantuar buxhetin për fermerët për vitin 2022, kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te Akademia e Barinjve.

“Kemi arritur për herë të parë nga viti i ardhshëm të kemi treg për kafshët e gjalla si dhe treg të mishit dhe për prodhimet blegtorale përtej Shqipërisë. Sot me Ballkanin e Hapur, me marrëveshjet në hapësirën e Maqedonisë së Veriut dhe në Serbi do mund të tregtojmë prodhimet e mishit dhe prodhimet blegtorale, kërkesa numër një për të rritur këtë sektor në blegtori. Bëjmë humor me akademinë e barinjve. Të tjerët e kanë akademi barinjsh, peshkatarëve, rritësve të bletëve.

I mbledhin njerëzit çdo vit dhe u japin informacion se si do funksionojë. Si do të fuqizojmë blegtorinë kur nuk shiten dot jashtë produktet. Cila është kërkesa. Na hapni rrugët e Lindjes së Mesme, Turqisë. Se një nga pikat që e ka penguar, ishte pikërisht mishi, standardet, thertoret. Duhet të hapim tregjet dhe do kemi të ardhura”, tha Rama.

Rama shtoi se tashmë po bëhet gati një skemë që fermerët të mund të sigruojnë prodhimet e tyre dhe të mos jenë në mëshirë të kushteve atmosferike.

“Ta sigurojnë prodhimin e tyre jo të gjenden të shkatërruar përballë motit dhe fatkeqësive. Po punojmë për një sistem mikro sigurime që të kushtojë në minimum fermerit dhe prodhuesit. Dhe ai të jetë krejtësisht i mbuluar, që të sjellë garanci që asnjë pikë djersë të mos shkojë kot. Sigurim i kombinuar me teknologjinë. Bota e kontrollon cilësinë dhe garancinë e produktit me satelit. Kjo është një nga komponentët që do mbulojnë satelitetët tanë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *