27 Nëntor, 2022

Edhe integrim delesh Shqipëri – Kosovë

 Edhe integrim delesh Shqipëri – Kosovë

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, u ulën në një tryezë diskutimi me përfaqësues të kompanive prodhuese dhe eksportuese shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se marrëveshjet e arritura adresojnë nevojën e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

“Është pozitive që në këto vite ka një trend konstant rritës në shkëmbimet tona tregtare, por ne besojmë që potenciali është ende më i madh dhe përtej asaj që i takon biznesit është detyra jonë të realizojmë shkëmbime tregtare”.

Aty, Rama u ndal tek njohja e certifikatave veterinare, ku tha se BE nuk ua integron delet, që por kjo nuk i pengon të integrojnë delet e njëri-tjetrit.

“Po e mbyll me njohjen e ndërsjelltë të certifikatave veterinare. Mirë problemin që kemi me BE, që nuk na integron delet tona por që ne të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit. Për të çuar delet nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas të kemi të njëjtin problem që kemi për t’i çuar në BE. Këtë të keqe e kemi hequr nga rruga.

Me njohjen e certifikatave të gjitha produktet me origjinë shtazore, madje dhe ato jo shtazore, do të jenë në një regjim të liberaizuar. Nëse e merr në Kosovë certifikatën është e vlefshme edhe në Shqipëri. nuk do ti kërkohet pasaportë gjësë së gjallë”, tha i pari i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *