28 Shtator, 2023

E përplasi për vdekje me makinë dhe hodhi trupin në kanal, arrestohet pas 10 ditësh shoferi në Elbasan

 E përplasi për vdekje me makinë dhe hodhi trupin në kanal, arrestohet pas 10 ditësh shoferi në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet si autor i një aksidenti me makinë të ndodhur 10 ditë më parë, me pasojë një të vdekur.

Një 83-vjeçar u gjet i pajetë më 11 janar në një kanal në segmentin rrugor Cërrik-Elbasan, në fshatin Thanë. Policia u vu menjëherë në lëvizje dhe bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “Audi”, me të cilin 43-vjeçari ishte duke lëvizur në momentin që shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *