4 Dhjetor, 2022

E kërcënuan, sekretari i Bashës iu përgjigjet ndjekësve të Berishës: S’ka bir ku*ve që më tremb, ju jeni llum e horra

 E kërcënuan, sekretari i Bashës iu përgjigjet ndjekësve të Berishës: S’ka bir ku*ve që më tremb, ju jeni llum e horra

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko është përfshirë në “sherr” me komentuesit në Facebook. Pozicionimi i tij pro Lulzim Bashës dhe kundër Sali Berishës ka ngjallur rebelimin e mbështetësve të ish-kryeministrit, që i janë vërsulur online me komente, sharje dhe ofendime në postimet që Bejko ka bërë ditët e fundit. Anëtari i këshillit kombëtar të PD-së i ka paralajmëruar se secili që ofendon do të marrë mbrapsht reston.

Kushdo me emrin e vet a anonim qoftë që bën komente fyese në faqen time, do marrë mbrapsht reston me gjithë fjalorin e mundshëm nga ana ime, pra çdo fjalë që përmban fjalori i shqipes. Dhe kjo do jetë më e pakta.

Nuk ka bir kurve që më tremb! Përkundrazi, po më bindni që së pari nuk e kam dit që rrotull njerëzve të pushtetshëm në PD paskan pas pranë vetes kaq shumë  llum, horra,  banditë dhe kriptokunistë.

Së dyti, nuk ma merrte mendja që Sali Berisha të kish kaq shumë fuqi që ta thithte të gjithë këtë llum pas vetes. Së treti, ndjesë shqiptarëve që janë përtej PD-së se këtë llum që ka shpërthyer si diare lope rrugëve të atdheut, përpak sa nuk ua bëmë peshqesh në qeverisje.

Pra nuk do ndodhte gjë tjetër, veçse do tu hiqnim një kategori llumi, për ta zëvendësuar me kopjen e llumit. Shqiptarët u treguan vet të zgjuar, zgjodhën të mbanin në pushtet llumin origjinal.

Edhe një herë, siç i thonë shqiptarçe,  kushdo që shan e fyen  pse unë nuk jam dakord që PD të drejtohet nga Sali Berisha do marrë reston që i takon” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *