28 Janar, 2023

“E gjithë vëmendja për ju” – Thellohen gropat në rrugët e Tiranës

 “E gjithë vëmendja për ju” – Thellohen gropat në rrugët e Tiranës

Prej disa muajsh gropat në dy rrugë të Tiranës vetëm sa janë thelluar. Ato janë vetëm një pjesë e gropave që mund të hasen edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për rrugët ‘Dine Hoxha’ e ‘Azem Galica’. Fillimisht gropa të vogla, ato janë shndërruar në kratere të thella që jo vetëm dëmtojnë mjetet që kalojnë aty dhe pengojnë qarkullimin e lirshëm për shkak se drejtuesit e mjeteve përpiqen që të mos bien në to, por në jo pak raste janë kthyer edhe në rrezik serioz për aksidente.

Bëhet fjalë për disa të tilla që shtrihen përgjatë dy rrugëve në fjalë. Një ndërhyrje e bërë nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve disa javë më parë jo vetëm ka çuar në krijimi e një grope tyë thellë në kryqëzim por ka lënë edhe një grumbull dheu anash duke e bërë tejet të vështirë kalimin.

Sidomos në periudhat kur ka shumë lëvizje mjetesh si në mëngjes apo pasdite, kalimi në rrugën në fjalë është telash duke kushtuar kohë pasi vargu i makinave shkon qindra metra.

Në zonë patrullojnë shpesh makina të Policisë së Shtetit apo Policisë Bashkiake po mesa duket as atyre nuk ua kanë vrarë sytë gropat në mes të rrugës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *