9 Dhjetor, 2023

“E dua dhe pikë”, Beatrix është e qartë për ndjenjat e saj ndaj Donaldit

 “E dua dhe pikë”, Beatrix është e qartë për ndjenjat e saj ndaj Donaldit

Në spektaklin e kësaj të marte në “Big Brother VIP” është diskutuar sërish për çiftin e krijuar brenda shtëpisë Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Brenda shtëpisë disa prej banorëve ende hedhin dyshime se lidhja e tyre është false dhe e krijuar për lojë.

Në shtëpi është transmetuar klipi ku Arjola është shprehur se Beatrix nuk bën gjë tjetër “veçse puthet me Donaldin gjatë gjithë kohës”.

Kjo nuk u prit mirë nga Beatrix dhe Donald, të cilët kanë reaguar duke vënë në dukje ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit janë 100 për qind të vërteta.

“Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë se unë këtë djalë e dua dhe pikë”, tha Beatrix.

Një argument i tillë është mbrojtur edhe nga aktori Donald Veshaj, i cili me ton të ngritur theksoi që e do Beatrixin, “Është e drejta ime ta dua këtë vajzë, unë bëra atë që doja”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *