4 Dhjetor, 2022

Dy këngëtaret e famshme labe: Fatkeqësi që kemi lindur në Jug, Shqipëria e Mesme i hedh lekët me fshesë

 Dy këngëtaret e famshme labe: Fatkeqësi që kemi lindur në Jug, Shqipëria e Mesme i hedh lekët me fshesë

Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në “ABC e Mëngjesit” ato kanë treguar si lindi ky duet përmes shoqërisë së tyre 40-vjeçare.

“Ne vijmë nga monizmi dhe në atë kohë ne e mbanim shoqërinë dhe e ruanim, jo si tani. Si thonë më mirë një shoqe e vjetër se e re”, tha Paro.

“Shoqëria që të mbahet gjallë dhe të jetojë e mban vetëm goja, se çfarë nxjerr nga goja. Inat edhe ka, po nuk duhet të mbahet”, u shpreh Merushja.

“Ne kemi punuar në ‘Pallatin e Kulturës’ 11 vjet punonjëse. Kemi qenë në një qytet, patriote dhe kemi vazhduar bashkë me koncerte deri në ditët e sotme”, shtoi Paro.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për koncertet, këngëtaret treguan se negociojnë për çmimet, por padyshim trevat e Veriut paguajnë më shumë.

“Ne është fatkeqësi se kemi lindur në Jug se Veriu hedh. Janë me qejfli. Shqipëria e Mesme hedh me fshesë”, tha Paro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *