29 Nëntor, 2023

Duma-Gjekmarkaj-Salianji nisin lëvizjen për të përzënë Bashën nga PD: Të bashkohemi me Berishën

 Duma-Gjekmarkaj-Salianji nisin lëvizjen për të përzënë Bashën nga PD: Të bashkohemi me Berishën

Pasi per muaj me radhe dolen ne krah te Bashes ne betejen e tij kunder berishizmit ne PD, Grida Dume, Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj duket se kane gjetur rrugen e tyre drejt foltores.

Te heshtur dhe te paangazhuar seriozisht ne fushaten per zgjedhjet e pjesshme lokale te 6 marsit, tashme treshja e shnderruar befasisht ne kritiket me te medhenj te Bashes sot kane nisur nje iniciative per te mbledhur firma te deputeteve te grupit parlamentar te PD, per t’i drejtuar ata drejt grupit te Sali Berishes.

Te ndihmuar dhe nga deputetet Noka dhe Paloka, gjate gjjthe dites se sotme ata jane perpjekur te bindin disa deputete te grupit parlamentar te PD, kryesisht te rinj ne liste, qe te firmosin nje leter me ane te se ciles zotohen se do te largohen nga Basha dhe do te bashkohen me Berishen.

Jane ende te paqarta arsyet pse grupi me i flakte kunder Berishes dhe mbeshtetes te Bashes kane ndermarre kete hap.

Me gjase ambiciet e tyre personale brenda PD nuk kane gjetur hapesiren e duhur dhe pas kesaj duket te kene marre ndonje oferte me te mire nga foltorja e Berishes. Gjithcka mbetet te shihet ne ditet ne vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *