31 Janar, 2023

Dritan Hila: Ku pje*** Edi Rama nga Ilir Meta dhe Berisha

 Dritan Hila: Ku pje*** Edi Rama nga Ilir Meta dhe Berisha

Gazetari Dritan Hila foli lidhur me premtimet e flakta të opozitës Berisha-Meta për një revolucion me ardhjen e shtatorit dhe si ishte realiteti që u përballëm.

Nëpërmjet një analize, Hila tha se mundësitë e kësaj opozitë për të plotësuar ato ç’ka kanë premtuar janë të pakta, ashtu siç duket e pakët mbështetja e popullit ndaj tyre.

Ai foli edhe për Ilir Metën dhe pengesat që kishte para për të përmbushur kërcënimet që i ka bërë kryeminsitrit Rama.

“Ilir Meta ka problemet e veta jo vetëm përsa i përket ligjit dhe të shkuarës së tij, por edhe ndjekësve të tij sepse nuk e di sa njerëz ka mbas vetes.

Partia e Lirisë është një parti e ridimensionuar. Fakti është që ajo po hyn në muajin e 5 të opozitës.

Kjo, për një parti që është kryesisht e bazuar në klientelizmin e votuesve me udhëheqësit e saj, nmë kushtet kur kjo parti nuk ka asnjë luspë ideologjike, njerëzit e kanë të qartë që aty shkojnë me një kontratë: votën në këmbim të vendit të punës.

Kjo parti nuk ka më tani asnjë lidhje me personazhet idealist të të shkuarës që e krijuan atë. Këta njereëz e ndoqën Metën për një radikalizim të së majtës, një rikthim të vlerave të saj.

Ndërkohë Ilir Meta i largoi rrugës dhe sot kemi ose njerëz pa emër ose njerëz qesharakë që e rrethojnë. Mua më duket se pavarësisht karikimit që bën nëpërmjet mediave dhe kërcënimeve ndaj Edi Ramës, më duket se nuk kanë as takatin as terrenin që të bëjnë theyrje të tilla.

Këtë mesa duket e ndjen edhe Rama. Goditja që Rama i bëri resortit të Hysenbelliut, i cili njëkohësisht është edhe pronar i mediave, tregoi që në realitet Rama si politikan që i ka fijet e informacionit dhe humorit të publikut, e ndjen veten të fuqishëm për të sulmuar një njeri që është i pasur dhe ka media që influemcojnë opinionin publik.

Dhe goditja e Ramës nuk është për të treguar se i frikësohet Metës dhe ndaj godet mbështetësit e tij, por për të treguar që nuk i trembet asnjërit prej tyre.”, u shpreh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *