3 Dhjetor, 2023

“Dr. Vdekja” prezanton makinerinë vetëvrasëse dhe “klientët” mund ta provojnë para se të vdesin

 “Dr. Vdekja” prezanton makinerinë vetëvrasëse dhe “klientët” mund ta provojnë para se të vdesin

Një makineri në formë arkëmorti, që u mundëson pasagjerëve që të vetëvriten, siç thotë kompania konceptuese dhe ndërtuese e saj me një buton sa hap e mbyll sytë mori miratimin ligjor në Zvicër.

Makineri “Sarco” mund të përdoret nga brenda nga “klienti” dhe ndërtimi i saj duket se është frymëzuar nga pandemia Covid. Ajo redukton nivelin e oksigjenit nën nivelet kritike dhe i gjithë procesi i vetëvrasjes përmbyllet në më pak se një minutë, siç thotë kompania “paqësisht dhe pa dhimbje”.

Vetëvrasja e asistuar, apo siç njihet edhe si eutanazia, është ligjore në Zvicër dhe rreth 1300 vetë përdorën shërbimet e kompanive Dignitas dhe Exit në 2019-n, duke vrarë veten. Të dyja kompanitë përdorin injeksionet që e vendosin “pacientin” në kompa të thellë brenda dy deri në 5 minutave dhe më pas vjen vdekja.

“Sarco” është ndryshe. Ajo është krijesë e mjekut Philip Nitschke, pagëzuar edhe si “Doktor Vdekja”, që shërben si drejtor i organizatës jofitimprurëse “Exit International”. “Sarko”, shkurtim i sarkofagut është konceptuar si një “gijotinë” lëvizëse, që mund të zhvendoset në vende e zona të ndryshme, sipas preferencës së klientit. Në brendësi ajo ka një shtresë të dytë, që pas përfundimit të procesit shërben si arkëmort.

Nitrschke ka marrë kritika nga kundërshtarët e eutanazisë, pjesërisht për metodat që përdor për klientët e vet. “Gazi nuk do të jetë kurrë i pranueshëm në Europës për vetëvrasjen e asistuar, për shkak të konotacionit negativ që ka marrë gjatë Holokaustit”, tha ai në një intervistë për “The Independent në vitin 2018.

Kjo është arsyeja që në vend të gazit, “Sarco” përdor metodën e reduktimit të oksigjenit nën nivelet kritike, që çon klientin në humbjen e shpejtë të vetëdijes para se makineria të kryejë vetë sipas komandës së marrë më herët procesin përfundimtar.

Por, “Sarco” ka marrë kritika edhe për dezajnin e saj futuristik, që disa thonë se glorifikon vetëvrasjen. Përveç kësaj, vetëvrasja mbërrin edhe me një aplikacion që funksionon përmes realiteti virtual. Aplikacioni u mundëson “klientëve potencialë” që ta testojnë përmes teknologjisë VR vetëvrasjen e tyre para se ta kryejnë atë në realitet.

Kjo teknologji dhe ky aplikacion u testua në kishën Westerkerk në Amsterdam në vitin 2018, në panairin “Funeral Expo”. Shfaqja shkaktoi zemërim dhe reagim të fortë nga ana e kishës.

“Westerkerk nuk do të mbështesë kurrë njerëzit me pajisje si ato të promovuara nga Nitrchke. Ne nuk mund dhe nuk do të mbështesim apo nxisim asnjë sugjerim për të përdor këtë pajisje”, tha Presidenti i kishës Westerkerk, Jeroen Kramer në atë kohë.

Aktualisht janë ndërtuar vetëm dy “Sarco”, ndërsa “Exit International” thotë se është duke printuar në 3D makinerinë e tretë, që shpreson se do të jetë gati për punë në Zvicër vitin e ardhshëm.

“Nuk ka asnjë çështje ligjore. Jemi në diskutime me disa grupe në Zvicër për të mundësuar përdorimin e kapsulës për vetëvrasen e asistuar”, tha Nitschke javën e kaluar për mediat lokale zvicerane.

“Doktor Vdekja” thotë se duke përjashtuar ndonjë pengesë të paparashikuar, shpreson që Sarco të jetë gati në Zvicër vitin e ardhshëm. “Është një projekt shumë i kushtueshëm dhe mendojmë se jemi pranë realizimit të tij”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *