30 Nëntor, 2022

Donald Veshaj flet hapur për marrëdhënien me Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

 Donald Veshaj flet hapur për marrëdhënien me Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Aktori Donald Veshaj mbrëmjen e djeshme ka folur për lidhjen që ka pasur me Bora Zemanin dhe marrëdhenien e re me Beatrix Ramosajn.  Në dhomën e rrëfimit në Big Brother Vip, Donaldit ju shfaq një video të momenteve dhe dedikimeve që ai ka bërë për moderatoren Bora Zemani brenda shtëpisë, duke shpjeguar kështu arsyet përse i ka dhënë këto shenja përpara të gjithë shqiptarëve.

Aktori i humorit tregoi se ai ka bërë çfarë ka ndjerë dhe se puthja apo varësja që i dhuroi për tre vjetorin Borës nuk ishin premtime, pasi janë shumë gjëra ende të pazgjidhura mes tyre. Veshaj  tha se priste një shenjë nga moderatorja Bora Zemani, ashtu siç të gjithë të tjerët kanë marrë brenda shtëpisë nga njerëzit ë tyre të dashur.

Donald Veshaj nuk i mohoi ndenjat që ka për Beatrix Ramosajn dhe se pëlqimi për të ka nisur që ditën e parë që këngëtarja ka hyrë në shtëpi, por ai nuk dontë t’ja pranonte vetes këtë gjë sepse mendonte për personin jashtë.

“Unë këtu kam folur për historinë që kam pasur jashtë me Borën, nga një pyetje që Fifi më bëri, edhe nuk kam qejf që të më pyesin dhe të përgjigjem. Kam folur sepse ajo ka qenë një histori shumë e bukur për mua, i kam treguar gjërat ashtu siç janë. Unë gati po bëj tetë muaj që jam ndarë.

Për Puthjen? Doja ta puthja, është një situatë shumë e ndërlikuar, kanë ndodhur shumë gjëra jashtë që ajo puthje të jetë një premtim. Unë prisja një shenjë që nuk e mora kurrë. Këtu brenda njerëzit kanë marrë shenja nga më të ndryshmet. Kam qenë shumë i turbullt në gjithë këtë situatë. Kam qenë në një presion shumë të madh ndenjash realisht të forta.

Në momentin që ka ardhur Trixa në shtëpi, mua më ka pëlqyer shumë tipi i saj, por unë nuk kam dashur t’ja pranoj vetes time sepse gjithmonë kam menduar për njeriun jashtë. Nuk mund të rri unë gjatë gjithë kohës duke menduar po sikur, çfarë u bë, si do jetë, më kë, pse, realisht nuk mundem dot më.”

Arbana Osmani gjatë emisionit u shpreh se banorët e BBV janë të izoluar dhe se nuk mund të thyen rregullat sepse Donaldi kërkonte një shenjë nga Bora dhe se puthja që ata i dhanë njëri-tjetrit para një milion shqiptarëve ishte një shenjë. Por Donald Veshaj u shpreh se personi që po priste një shenjë ishte vetëm 20 metra larg shtëpisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme është transmetuar një klip ku shfaqet Bora Zemani e cila shprehet se është në pritje të Donaldit. I pyetur nga opinionistët gjatë spektaklit, aktori shprehet se ndihet në faj që nuk ka mundur të sqarohet me palët për vendimet që ka marrë.

Pyetje: Si ndihesh sot? Me gjithë këtë situatë çfarë ndjen?

Donaldi: Ndihem në faj…

 Pyetje: Në ç’kuptim ndihesh në faj?

Donaldi: Sepse sapo kuptova që nuk i kam dhënë asaj vajzës respekt!

Pyetje: Sa persona kë zhgënjyer? Mendon që asaj vajzës që sapo je lidhur i ke dhënë respekt?

Donaldi: Jo, as asaj jo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *