28 Shtator, 2023

Do të hyjë në “Big Brother VIP 2”? Si përgjigjet Armina Mevlani

 Do të hyjë në “Big Brother VIP 2”? Si përgjigjet Armina Mevlani

Megjithëse sapo ka përfunduar “Big Brother VIP”, kurioziteti se kush do të hyjë në edicionin e dytë është shumë i madh. Së fundmi, ka qenë Armina Mevlani e cila ka zbuluar se ka marrë ftesën për të hyrë brenda shtëpisë së famshme.

Ajo është shprehur se po e mendon por shqetësohet se si do të menaxhojë emailet që i vijnë për punën.  Kujtojmë se Arbana ka zbuluar se edicioni i dytë pritet të nisë në fund të dhjetorit por është shumë herët për një datë zyrtare.

“Po e konsideroj se më kanë pyetur. Thjesht kam hallin se si do menaxhoj emailet e punës. Mendoj se nuk do isha nga ata që do e fitonin se nuk jam konfliktuale, nuk do krijoja shumë drama ose sherre”, tha Armina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *