Do i dëgjojë PS kritikat e Braçes? Balla: Ai ka mendimet e veta

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët se cili do të jetë qëndrimi i partisë, në lidhje me kritikat që po bëhen vazhdimisht nga Erion Braçe. Për këtë të fundit, Balla tha se e ka koleg të vjetër e se me të diskuton çdo ditë. Më tej, Balla tha se secili ka këndvështrimet dhe vlerësimet e tij personale.
Pyetja: Do ti dëgjojë PS kritikat që vijnë nga Braçe?
Balla: Erjoni është kolegu im shumë i vjetër që diskutoj çdo ditë, secili ka këndvështrimet e tij dhe vlerësimet e tij, janë çështje të vendimarrjes së përbashkët politike.
Reagimi më i fundit i deputetit socialist Erion Braçe kundër qeverisë ishte ditën e djeshme. Braçe nuk ka pranuar se është një keqinformues ashtu siç edhe e etiketoi ditën e djeshme kryeministri Edi Rama kur tha se të gjithë ata që shkruajnë në Facebook në lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin e bujqësisë, janë ‘out’ dhe nuk dinë çfarë flasin.