Djali i Donald Trump fejohet me gazetaren disa vite më të madhe se ai

Djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është fejuar me partneren e tij, Kimberly Guilfoyle. Donald Trump Jr. 44 vjeç dhe Kim 52 vjeçe janë së bashku prej katër vitesh, ndërsa njohja e tyre daton shumë vite më parë.
“Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit, që është dhe ditëlindja e Don. Ata janë së bashku prej katër vjetësh dhe njihen prej rreth 15 vitesh”, tha një burim për “DailyMail”.
Çifti e ka mbajtur private lidhjen e tyre, ndërsa fokusin e kanë te 6 fëmijët e tyre që i kanë nga martesat e mëparshme.
Familja Trump raportohet se është admiruese e Kimberly duke bekuar në këtë mënyrë edhe këtë marrëdhënie të tyre.