9 Qershor, 2023

Disa mite të gabuara: Ku t’i vendosim ushqimet në frigorifer (dhe qumështi që nuk duhet lënë kurrë tek dera)

 Disa mite të gabuara: Ku t’i vendosim ushqimet në frigorifer (dhe qumështi që nuk duhet lënë kurrë tek dera)

Shumëkush mund të mendojë se e di ekzaktësisht se ku e ka vendin çdo ushqim në frigorifer.

Megjithatë studimet e fundit tregojnë se kemi krijuar disa mite te gabuara, si përshembull vendosjen e qumështit gjithnjë tek dera e frigoriferit. Apo faktit se brenda frigoriferit (përjashto ngrirjen) temperatura nuk ndryshon pavarësisht pozicionit.

Këshilla e parë,  Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore rekomandon se temperatura e  frigoriferit duhet të jetë midis 4 dhe 5 ° C, asnjëherë më lart.

Ruajtja e një mjedisi të kontrolluar dhe të freskët është thelbësor për të parandaluar përhapjen e baktereve në ushqim dhe për t’i mbajtur ato shëndetshëm për një kohë të gjatë.

Megjithatë, është mirë të dini se brenda frigoriferit ka ndryshime të vogla të temperaturës bazuar në zona të ndryshme. Raftet e poshtme janë më të ftohtit dhe temperatura rritet ndërsa vazhdoni lart për të arritur te dera, vendi që zakonisht ka disa gradë më shumë.

Në raftet e sipërme

Ushqimet që nuk kërkojnë gatim, si sallameritë e thata, proshutat, perimet në vaj dhe ushqimet e një dite më parë, mund të vendosen në raftet e sipërme të frigoriferit, pra tek zona më e “nxehtë”

Në mes

Raftet e mesme janë perfekte për djathë, kos dhe gjalpë. Dhe ky është gjithmonë pozicioni më i saktë për të mbajtur edhe qumësht të hapur, qoftë ai i freskët apo UHT. Sepse është një ushqim shumë delikat dhe që rrezikon që sapo të rritet temperatura të pësojë rritje të ngarkesës bakteriale. Me pak fjalë, dera e frigoriferit për qumështin nuk është vendi më i përshtatshëm.

Në raftin më të ulët

Kjo është pjesa më e ftohtë e frigoriferit, ku duhet të ruhet mishi i papërpunuar dhe peshku, të paketuara rreptësisht ose të mbyllura në kuti. Kjo minimizon rrezikun e kontaminimit me ushqime të tjera.

Koshat e frigoriferit janë vendi më i mirë për të ruajtur perimet, sallatat dhe frutat, të cilat megjithatë duhet të mbyllen në  qese frigoriferi.

Dera e frigoriferit

Kjo është zona më e ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturës. Pra, këshilla është që të ruani vetëm ushqime dhe pije që përmbajnë konservues, si reçel, erëza, lëngje, pije joalkoolike dhe ujë.

Këshilla thelbësore për të mbajtur ushqim të shëndetshëm

Për aq sa është e mundur, mbani të ndara ushqimet e papërpunuara me ato të gatuara. Përbërësit e gatuar duhet të vendosen gjithmonë më lart sesa ato të papërpunuara. Një rregull tjetër i artë, (më pak i këndshëm për t’u mbajtur parasysh), është pastrimi i rregullt i frigoriferit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *