“Dimri i vetmisë së madhe”, Bashën e braktis edhe një sekretar

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.
Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme.
Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.
Kashahu e ka mbajtu për disa vite postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën.
Ai zëvendësoi në këtë post, Gerti Bogdanin.