10 Qershor, 2023

Dhëndri i Berishës: U zhduk përgjimi i Ahmetajt dhe Gjiknurit me Klodian Zoton, i kërkonin para

 Dhëndri i Berishës: U zhduk përgjimi i Ahmetajt dhe Gjiknurit me Klodian Zoton, i kërkonin para

Jamarbër Malltezi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për aferën e inceneratorëve.

Malltezi tha se në këtë rast ka drejtësi të dirigjuar dhe se peshqit e mëdhenj nuk janë hetuar.

Ai deklaroi se ka patur një përgjim të ministrave me Klodian Zoton, ku kërkonin para, por kjo është zhdukur.

“Ajo dosje është fshehur. E ka deklaruar Agron Shehaj në emision, ka thënë që dy ministra të PD, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë kapur në përgjime me Klodian Zoton duke kërkuar para për zgjedhjet. Përgjimet janë zhdukur”, tha Malltezi.

Malltezi tha se Klodian Zoto dhe Stela Gugallia, që tashmë janë në kërkim, u rrezikohet jeta nga mafia e inceneratorëve.

“Koka nuk është koka! Këta përsona që janë në kërkim, janë personat më të rrezikuar, që i duan nën dhè. Shpëtoni këta njerëz, sepse janë më të rrezikuarit. Për heshtjen e tyre paguhet shumë. Janë qindra milionë euro që lëvizen”, tha Malltezi.

Ai bëri gjithashtu akuza në drejtim të Ben Blushit, ish politikan dhe ish drejtor i Top Channel.

“Ben Blushi ka dy kontrata me personazhet e inceneratorëve. Një me të shoqen, që me Zoton dhe Mërtirin, hapën kompaninë në Bullgari, që bleu aksionet nga kompania që janë pronarë të Top Channel.

Pra morën ca miliona këtëj nga thesi, i çuan tek një media. 100 milionë lek reklama çdo muaj. Për këtë skicën këtu, mua më kanë bërë emisione, më kanë hedhur edhe në gjyq. I ka djeguar kaq shumë sa s’ka. Padia e Blushit është për statuse që kam nxjerr në facebook”, tha Malltezi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *