27 Nëntor, 2022

Detaji: “Non grata” ndaj Berishës, nga armiku i Sorosit!

 Detaji: “Non grata” ndaj Berishës, nga armiku i Sorosit!

Qyshse i erdhi “non grata” nga SHBA, Berisha është përpjekur të ndërtojë fabulën “Soros”, pas gjithë kësaj, lehtësisht e përtypshme për militancën e verbër, por që s’është kështu mësohet ta këtë thënë i dërguari Escobar në takim me Bashën.

Një ndër detajet e bisedës mes tyre ka qenë dhe kjo, pra se nga kush e ka këtë vulë ish-kreu demokrat.

“Dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme”, citohet të ketë thënë diplomati i lartë amerikan.

Dhe në fakt, “non grata” ndaj Berishës është përfolur qysh me administratën “Trump”, njëherësh një armike e Sorosit, por njëherësh mbështetëse e reforma në drejtësi, pa luajtur aspak nga ajo e Obama-s, kur dhe nisi reforma në fjalë.

Nga ana tjetër, raportohet se Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me emratë tjerë nga politika dhe fusha të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *