3 Dhjetor, 2023

Detajet nga aksidenti tragjik i shqiptarëve në Bullgari: Mes viktimave 12 fëmijë, dyshimet se çfarë ka ndodhur

 Detajet nga aksidenti tragjik i shqiptarëve në Bullgari: Mes viktimave 12 fëmijë, dyshimet se çfarë ka ndodhur

Një tragjedi e vërtetë është ajo që ka ndodhur në një autostradë në Bullgari. Një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë duke i marrë jetën të paktën 46 udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut, shumica e të cilëve raportohet se janë shqiptarë.

Raportohet se mes viktimave janë edhe 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë. Të paktën 7 persona mbetën të plagosur dhe të gjithë raportohet se janë me djegie në trup.

“Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, drejtuese e klinikës në Pirogov, aty ku u çuan të lënduarit.

Mediat maqedonase shkruajnë se agjencia që ka autobusin organizon udhëtime turistike dhe tregtare drejt Stambollit të Turqisë. Edhe më herët, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka thënë se viktimat ishin turistë që po ktheheshin në Shkup nga një udhëtim turistik në kryeqytetin turk.

Sipas informacioneve të para mendohet se në autobus po udhëtonin kryesisht persona të moshës së re.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimeve në Bullgari, Borislav Safarov, tha se shkak i tragjedisë mund të jetë bërë një gabim i shoferit ose ndonjë problem teknik me autobusin.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ka shkuar ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov së bashku me kryeministrin Stefan Janev.

Ata janë shprehur se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit. Sipas tyre, përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i fundit ka qenë ai që është aksidentuar.

Ministri Rashkov tha se trupat ishin “të bllokuar brenda dhe të shkrumbuar”.

“Pamja është e frikshme, e frikshme. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë,” u tha ai gazetarëve në vend.

Në Bullgari kanë ndodhur disa aksidente rrugorë vdekjeprurëse vitet e fundit. Ndër to ka qenë ai i ndodhur në vitin 2018  kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

Emrat e viktimave sipas mediave të vendit fqinj

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi  -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi  – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *